Juventus ‘hidhet në sulm’ për Frattesin; ‘çelësi’ mund të jetë boshnjaku Muharemovic…
Nuk do të jetë krejtësisht e lehtë në 90 minutëshin e programuar ndaj Deportivo La Coruna-s këtë të shtunë.
Reali i Madridit nuk do të ketë 3 futbollistë me shumë influencë në sfidën e programuar në La Liga, aty ku shpreson që të qëndrojë deri në fundin e kampionatit në vendin e parë, pavarësisht kërcënimeve nga Barça dhe Atletico.
Cristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe. 31-vjeçarit që i duhet vetëm një gol për të arritur shifrën impresionuese të 500 rrjetave në karrierë, është lënë pushim nga trajneri Zinedine Zidan, për të qenë i freskët dhe në formë optimale për botërorin e klubeve javën e ardhshme. Por jo vetëm kaq.
Sulmuesi Karim Benzema dhe mesfushori Luka Modric kanë mbetur gjithashtu jashtë seleksionit zyrtar për sfidën ndaj galicianëve, duke shtuar emergjencën që rëndohet edhe nga mungesa e gjatë e Gereth Bale. Tashmë në opsionet sulmuese të trajnerit Zinedine Zidan janë vetëm Morata, Lucas Vazquez dhe Diaz.
Zizu nga ana e tij tha se nuk e konsideron La Liga-n në kontroll dhe ka ende shumë pikë në lojë që mund të sjellin të papritura.
“Nuk e mendoj kampionatin si të vendosur tashmë. Ne po luajmë mirë dhe jemi të lumtur por e dimë që rruga është ende e gjatë dhe avantazhi prej 6 pikësh nuk do të thotë asgjë. Botërori i klubeve është një tjetër trofe që mund ta fitojmë, por do t’i marrim ndeshjet me radhë”, tha trajneri i Realit.
Top Channel