“Rilind” shtëpia e Eqerem Bej Vlorës

09/12/2016 00:00

Hapet për herë të parë e rikonstruktuar shtëpia e njërit prej figurave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, Eqerem Bej Vlorës.

Familjarët kanë rrëfyer në mënyrë ekskluzive për emisionin “Pasdite në Top Channel” se pas disa vitesh punime, sot shtëpia e Beut ka përfunduar dhe është identike si në ditën e parë që është ndërtuar.

Janë ruajtur me fanatizëm detajet e origjinalit e deri te fotografitë familjare. “Zemra” e shtëpisë padyshim që është biblioteka, e cila daton rreth viteve 1800.

Ndërkohë, në identitet është kthyer edhe ballkoni, që sipas disa dëshmive të kohës, është i njëjti ballkon ku është ngritur flamuri për herë të parë në vitin 1912 nga Ismail Qemali. Në ditët e ardhshme do të bëhet edhe inaugurimi i kësaj shtëpie, që përveç vlerës arkitekturore është edhe një monument i rëndësishëm i historisë sonë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel