NBA, Cleveland e Golden State nuk gabojnë

08/12/2016 00:00

Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors nuk gabuan në ndeshjet e tyre të radhës në NBA.

Skuadra e Cavaliers dominoi ndaj New York Knicks në “Madison Square Garden”, teksa e fituoi ndeshjen me rezultatin 126-94. Ishte Kyrie Irving ai që veshi mantelin e prortagonistit për kampionët në fuqi, teksa e mbylli takimin me 28 pikë, ndërkohë që James e Kevin Love shënuan respektivisht 25 dhe 21 pikë.

Golden State Warriors fitoi derbin kalifornian ndaj Los Angeles Clippers me rezultatin 115-98. Në ndeshjen e zhvilluar në “Staples Center”, Golden State nuk e pati aspak të vështirë për të siguruar fitoren e 19 sezonale dhe të dhjetën jashtë parketit të tij. Klay Thompson këtë radhë u ndal në kuotën e 24 pikëve, ndërkohë që spikati edhe Draymond Green me 22 pikë.

Houston Rockets shkatërroi Los Angeles Lakers teksa e mposhti 134-95, për të regjistruar fitoren më të thellë në histori ndaj skuadrës kaliforniane. Në ndeshjet e tjera, Denver Nuggets humbi ndaj Brooklyn Nets 111-116, Charlotte Hornets fitoi me Detroit Pistons 87-77, ndërsa Milwaukee Bucks triumfoi ndaj Portland Trail Blazers 115-107.

Top Channel