Reali i dyti në grup, Dortmund merr barazim në “Bernabeu”

07/12/2016 00:00

Një gol i shënuar në minutën e 88 nga Reus në “Bernabeu” ka bërë që Reali i Madridit ta mbyllë në vendin e dytë fazën e grupeve të Champions League.

Dortmundi ndali në shtëpi Realin e Zidane në një barazim 2-2, duke marrë vendin e parë në grupin F. Edhe pse ishte në avazntazhin e dy golave, Reali nuk arriti të fitonte në një ndeshje mjaft të vështirë për ta ndaj Dortmundit.

Francezi Benzema shënoi dy herë, në minutën e 28 dhe të 53-të, ndërsa Aubameyang ngushtoi shifrat fillimisht në të 61-ën, ndërsa dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Reus i dha barazimin gjermanëve në “Bernabeu”. Tashmë Reali i Mdridit rrezikon një kundërshtar më të vështirë në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni. Ndërkohë nga ky grup, është Legia Warszawa skuadra që shkon në Europa League, duke qenë se fitoi ndeshjen e fundit 1-0 në shtëpi ndaj Sportingut.

Juventusi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit në “Juventus Stadium”, duke zyrtarizuar vendin e parë në grup. Sevilla renditet e dyta në grupin H, ndërsa Lyon shkon në Europa League. Këto dy ekipe e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen mes tyre.

Skuadrat që kaluan në fazën e 1/16-ave të Champions League

Grupi A

Arsenal
Napoli
Barcelona
Atletico Madrid
Monaco
Borussia Dortmund
Leicester
Juventus

Grupi B

PSG
Benfica
Manchester City
Bayern Munchen
Bayer Leverkusen
Real Madrid
Porto
Sevilla

Ekipet që kalojnë në Europa League

Ludogorts
Besiktas
Mönchengladbach
Rostov
Tottenham
Legia Warszawa
Kopenhagen
Lyon

Top Channel