5-vjeçari që do të quhet Carla pas operacionit

07/12/2016 00:00

Një djalosh australian vetëm 5-vjeç do të rritet tashmë si një femër e sterilizuar. Kjo, falë një vendimi gjykate që lejoi atë t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Fëmija, që tashmë do të njihet si Carla, identifikohet si vajzë, megjithatë nuk ka organe riprodhimi femërore, siç tregojnë dokumentet e gjykatës për çështjet familjare.

Gjykata miratoi kërkesën e bërë nga prindërit e Carlës për të hequr me operacion testikujt e mashkullit nga trupi i saj. Zakonisht, njerëzit me karakteristika të kombinuara seksuale quhen interseksualë.

Kur Carla mbushi 5 vjeç, prindërit e saj donin të qartësoheshin nëse u duhej apo jo leja e gjykatës për ndërhyrjen kirurgjikale komplekse dhe të pakthyeshme.

Gjykata e Familjes, gjatë seancës dëgjimore u njoh me të dhënat se Carla ishte lindur me organe gjenitale të ngjashme me fëmrat dhe sillej si një stereotip femëror, përfshi këtu edhe dëshirën për të mos iu referuar si një mashkull apo me preferenca për “lodra, veshje dhe aktivitete të përshtatshme për femrat”.

Dokumentet e gjykatës, të para nga BBC, tregojnë se ekspertët mjekësorë siguruan se operacioni nuk do të linte shteg për zhvillimin e tumoreve te Carla, ndërkohë që ajo nuk do të kishte garancinë për të qenë pjellore. Operacioni tashmë duhet të kryhet përpara moshës së pubertetit, thuhet në dokumente.

Gjykata vendosi se prindërit nuk kishin nevojë të merrnin lejen e saj për të bërë këtë operacion. Vendimi është marrë që në janar, por nuk ishte bërë kurrë publik deri më sot, sipas gazetës “The Australian”.

Disa aktivistë të të drejtave të personave interseksualë kanë sfiduar normat e etikës mbi operacionet e pakthyeshme, duke argumentuar se identiteti gjinor është kompleks. Avokati Morgan Carpenter tha për BBC-në se fëmijët duhet të vendosin për identitetin e tyre gjinor kur të jenë më të rritur. “Caktimi i gjinisë është gjithmonë i përshtatshëm, – tha ai. – Por ajo që nuk është e përshtatshme është operacioni i detyruar për caktimin e gjinisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB