“Mallkimi” i Tiranës, ikin dritat dhe në Vlorë

06/12/2016 17:05

Sërish ikin dritat në një ndeshje ku luan Tirana. Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në derbin ndaj Partizanit, probleme me ndriçimin e stadiumit pati edhe në Vlorë, 30 sekonda pas nisjes së takimit ndaj Flamurtarit.

Fatmirësisht, pas 5 minutash ndërprerjeje, përfshi këtu kohën e nevojshme nga prozhektorët për t’u rindezur, ndeshja Flamurtari-Tirana vijoi normalisht.

Ky takim është i vlefshëm për javën e 14 të Kategorisë Superiore.

Top Channel