F1, Çmimi i Madh i Francës rikthehet pas 10 vitesh

05/12/2016 00:00

Çmimi i Madh i Francës do të rikthehet në vitin 2018 në Formula 1 pas 10 vitesh mungesë, bëjnë të ditur organizatorët.

Gara, e fundit e mbajtur në Magny-Cours në Francën qendrore në 2008-ën, do të mbahet në cirkuitin e Paul Ricard, e cila ishte mikpritëse e këtij evenimenti për herë të fundit në vitin 1990. Pista ndodhet midis Marsejës dhe Toluzës.

Rikthimi i kësaj gare u bë publik këtë të hënë në Paris nga Presidenti rajonal i prefekturës së Marsejës. “Pas 10 vitesh mungesë, F1 rikthehet në Francë. Çmimi i Madh do të zhvillohet në pistën e Paul Ricard”, shkruante në Twitter Christian Estrosi.

Top Channel