Dy piktore të reja sjellin një ekpozitë ndryshe në Tiranë

05/12/2016 00:00

Ndryshe nga ekpozitat konvencionale që realizohen në galeritë e Tiranës, dy piktore të reja kanë zgjedhur një formë ndryshe për të realizuar ekspozitën e tyre.

Punimet e tyre u ekspozuan në një vilë të ish regjimit në bllok, duke realizuar kështu një projekt në modelin e vendeve te ndryshme europiane. Për herë të parë dhe në Tiranë, kjo ekzpozitë u konceptua si një mbrëmje ku ndërthuret muzika, me piktura, muzika jazz dhe verë të mire.

Edlira Basha dhe Anila Hetoja janë dy piktoret e reja që zgjodhën të sjellin diçka ndryshe për publikun.

“Do të ishte tepër klishe pjesa ku do të zhvillohej në një galeri arti dhe menduam pse jo të përshtatemi me atë që dhe të rinjtë duan sot, kalimin e një fundjave ndryshe nëpër lokale apo vende ku ofrohet muzikë”, rrëfen Edlira Basha, piktore.

“Tematikat tona janë të ndryshme por i bashkonë një theme që është femra. Po të shohësh me vëmendje të gjitha pikturat ndonëse kanë ngjyra të ndryshme tematika është femra, e bukura”, thotë Anila Heto, piktore.

Dashuria për artin ka bërë bashkë artdashës në këtë mbrëmje të veçantë në “vernisagge expo” ku tematika e pikturave ishte sensualiteti i trupit femëror.

Top Channel