Roma fiton derbin me Lazion, tensionet nuk mungojnë

04/12/2016 00:00

Në një ndeshje të tensionuar ku nuk munguan as zënkat, Roma arriti të triumfojë 2-0 përballë Lazios në derbin e kryeqytetit italian. Për verdhezinjtë menduam mesfushorët Strootman dhe Nainggolan.

Fillimisht holandezi përfitoi nga një reagim jo i mirë i mbrojtjes së Lazios dhe shënoi për 1-0 në minutën e 64. Pas këtij goli pati edhe një zënkë mes holandezit dhe Cataldit që nuk ishte projektuar si titullar.

Në të 77-n, Nainggolan gjuan nga 27 metra dhe shënon për 2-0. Lazio nuk arriti të rrezikonte për asnjë çast kushërinjtë e urryer duke i bërë më të lehtë Romës të menaxhonte ndeshjen deri në fund.

Në ndeshjet e tjera, Torino u mposht 2-0 në transfertën ndaj Sampdorias me Arlind Ajetin që ishte në stol. Sassuolo fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Empolit me Veselin që nuk është grumbulluar për shkak dëmtimit. Pescara mori një pikë në barazimin me Cagliarin me Memushajn dhe Manajt në fushë.

Top Channel