Francë, tifozët e Metzit godasin portierin e rrëzuar të Lyonit. Ndeshja u pezullua

04/12/2016 00:00

Një episod i dënueshëm, që nuk do të kalojë pa u analizuar nga Disiplina e Federatës franceze të Futbollit, u regjistrua në stadiumin “Saint-Symphorien”.

Pas golit të avantazhit të skuadrës së Metzit, që u firmos nga Hein, tifozët vendas goditën portierin e Lionit, Anthony Lopes, me dy flakadanë. Ndeshja e kampionatit transalpin u ndal përkohësisht, e më pas u pezullua.

Futbollisti i Lionit u dërgua në spital për analiza të detajuara, por fatmirësisht nuk kishte dëmtime, ndërsa pritet dënimi i fushës për ekipin e Metzit. Në incident u lëndua lehtë edhe fizioterapisti i skuadrës së Lionit, që kishte hyrë në fushë për të ndihmuar portierin Anthony Lopes.

Top Channel