Boshllëku “Rosberg”, Mercedes mendon Fernando Alonson

03/12/2016 00:00

Deklarata befasuese e Nico Rosberg për tërheqjen përfundimtare nga garat e Formula 1 do të sjellë një lëvizje në merkaton e këtij Botërori. Mercedes tashmë ka filluar të mendojë për pasuesin e  kampionit të sapo shpallur të botës dhe janë përcaktuar disa kandidatë.

Fernando Alonso është një prej emrave që po përmendet shumë me pilotin spanjoll që ka edhe një vit kontratë me Mclaren. Aspekti pozitiv për kalimin e Alonsos te Mercedes është se iberiku është ndër pilotët më të mirë të cirkuitit. Ana negative qëndron në faktin se Alonso do të duhet të jetë shok skuadre me Leëis hamilton, një tjetër emër i rëndësishëm i këtij sporti

Verstappen është një tjetër alternativë për të marrë vendin e Rosberg. holandezi cilësohet si e ardhmja e Formula 1 dhe Mercedes e kërkoi ta kishte në stafin e tij edhe më parë. Problemi te Verstappen qëndron se ai ka edhe 3 vjet kontratë me Red Bull drejtuesit e të cilit po kërkojnë të evitojnë largimin e tij.

Në listën e preferencave të Mercedes është edhe Sebastian Vettel kontrata e të cilit skadon në vitin 2017. Piloti gjerman prej 2 sezonesh është bërë pjesë e Kokëkuqes italiane dhe e ka kuptuar se është shumë e vështirë të fitojë tituj me këtë skuderi.

Valteri Bottas është emri që vijon listën e kandidatëve. Merceces edhe më parë kishte zhvilluar bisedime me finalndezin me këtë të fundit që rinovoi kontratën me Williams edhe për 2 sezone të tjerë. megjithatë kjo është një situatë së cilës mund t’i gjendet zgjidhja duke qenë se Williams furnizohet me motorët Mercedes.

Top Channel