Ikin dritat, ndërpritet derbi. Minutat e mbetura të Tirana-Partizani luhen të premten

01/12/2016 00:00

Derbi i Tiranës, mes skuadrës bardheblu dhe “të kuqve” të Partizanit është ndërprerë në minutën e 63-të për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium. Që prej asaj minute, lojtarët kanë qëndruar për rreth 20 minuta në dhomat e zhveshjes, në pritje të rikthimit të dritave, gjë që nuk ndodhi.

Kjo bëri që FSHF-ja të merrte vendimin për ta ndërprerë derbin kryeqytetas, për t’i zbritur sërish skuadrat ditën e premte në orën 14:00, për të luajtur minutat e mbetura, 27 të tilla.

Në fakt, vet stadiumi kishte drita, e kjo u vu re në momentin që futbollistët e të dyja skuadrave iu drejtuan dhomave të zhveshjes, por pa energji mbetën kullat e ndriçimit.

Gjithsesi, “Selman Stërmasi” ka dhuruar një spektakël nga shkallët e stadiumit, të cilat u ndriçuan të gjitha nga blicet e aparatëve celularë të tifozëve të pranishëm, ndërkohë që në fushën e lojës gjithçka mes Tiranës dhe Partizanit ishte në barazim pa gola deri në minutën e 63-të.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel