Shqipëria e Mesme është vatra e një sërë këngësh dhe vallesh popullor që po shndërrohet në traditë në krejt Shqipërinë.

Për të festuar 29 nëntorin dhe Natën e Bardhë, Teatri Metropol solli “Vallen e Tironës”, “Vallen e Napoleonit”, “Vallën e Zyleve”, atë të “Skënderbeut”, etj.

“Kënaqësia jonë sot ka qenë që kemi mirëpritur publikun e gjerë të kryeqytetit, por edhe publik nga qendrat sociale, publik nga fëmijët e të burgosurve e të tjerë”, shprehet Jonida Beqo.

Në ditë festimesh publiku është i shpërndarë, por ajo që dallohej ishte se ai i përkiste grupmoshave të ndryshme, dallojë sidomos të rinjtë.

“Duke rritur aksesin në kulturë, në eksperienca të ndryshme kulturore, sidomos tek mosha e re, të përgatisim publikun e së ardhshmes, edhe me nxënësit e shkollave kryesisht 9 vjeçare”, thotë Beqo.

Ashtu si vetë Ansambli Folklorik Tirana, ka në përbërje 10 çifte të rinjsh, që duan të ruajnë autenticitetin.

Dita e Bardhë në pritje të Natës së Bardhë ka sjellë edhe një sërë aktivitetesh të tjera në Qendrën Kulturore Tirana.

Top Channel