Maratona e Akullt, garë në kushte ekstreme

29/11/2016 00:00

Antarktida priti 50 atletë nga e gjithë bota të cilët garuan në edicionin e 12 të Maratonës së Akullt. Vrapuesit që vinin nga 17 vende të botës u përballën me kushtet më ekstreme të kësaj maratone  teksa garuan në borë e akull në temperaturën -20 gradë celsius.

Distanca që duhet të përshkoni atletët ishte 42 km dhe ajo që duhet të bënin ata ishte kryerja e dy xhirove rreth kampit eksplorues Uniion Glacer që është 965 km larg Polit të Jugut.

Të gjithë pjesëmarrësit arritën ta përfundojnë garën, ku 7 prej tyre rezultojnë se kanë marrë pjesë në maratonat e zhvilluara në të 7 kontinentet.

Në kategorinë e meshkujve, ai që fitoi ishte irlandezi Gary Thornton i cili e kryesoi garën nga fillimi deri në fund pa u shqetësuar aspak nga rivalët. Në vendin e dytë e të tretë u renditën Taylor dhe Opperman.

Thornton në vitin 2013 fitoi maratonën e Polit të Veriut, ndërkohë që ka edhe rekordin në këtë lloj gare me 2 orë e 17 minuta. 

Për femra, fituesja e maratonës së akullt është polakja Xhoane Medras e ndjekur nga amerikania Koch dhe kinezja Zhang.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel