Festa e Rosberg, mungon Hamilton

28/11/2016 00:00

Nico Rosberg festoi titullin e parë në karrierë bashkë me pilotët e tjerë të Formula 1. Megjithatë, në festën e organizuar nga gjermani, nuk ishte shoku i skuadrës Lewis Hamilton.

14 pilotë, mes tyre edhe Daniel Ricciardo, Sebastian Vettel, Max Verstappen e Jenson Button, festuan deri vonë në “Amber Lounge” në Abu Dhabi.

Lewis Hamilton, që fitoi garën në cirkuitin Yas Island Marina por dështoi të rrëmbente titullin e katërt radhazi, kishte zgjedhur të shkonte në një festë tjetër. Ai u pa në sektorin VIP të eventin e Çmimit të Madh të Abu Dhabit.

Prej kohësh është e qartë që Robers-Hamilton nuk janë miq, por vetëm respektojnë njëri-tjetrin si profesionistë. Madje edhe pas garës së djeshme, pati aludime se Hamilton përdori “truke të pista” për t’ia marrë titullin Roserbg, megjithëse britaniku e mohoi.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel