Festa e Flamurit në Pragë

27/11/2016 00:00

Një nga sallat më të bukura të Pragës, «Zofin Palace» u shndërrua në një copëz Shqipërie, me valle popullore  nga mjeshtërat e mëdhenj, Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu.

Pritja është organizuar me rastin e festave të Nëntorit nga Ambasadori i Shqipërisë në Pragë,  Riza Poda. I ftuar nderi ishte Kryetari i Parlamentit të Çekisë, Jan Hamaçek. Në pritje morën pjesë deputetë dhe senatorë të Parlamentit çek, përfaqësues të Qeverisë, ambasadorë të akredituar në Pragë dhe diplomatë të shumtë. Rendësi ju vu marrëdhënies mes dy vendeve, sidomos kontributit të Çekisë në integrimin evropian të Shqipërisë.

Më pas, tenori i famshëm Kastriot Tusha dhe sopranoja e Teatrit Kombëtar të Operas së Pragës, Michale Kapustova, kënduan në duet disa këngë të mirënjohura shqiptare, shoqëruar në piano nga Egli Prifti dhe në violinçel nga Bledar Zajmi.

Himni kombëtar shqiptar u këndua nga tenori Tusha, himni kombëtar çek nga sopranoja Kapustova.

Në mjediset e sallës ishte hapur dhe një fotoekspozitë me pamje të zgjedhura nga Shqipëria turistike e fotografit të njohur Roland Tasho.

Top Channel