Panairi i Artizanateve në Kukës

26/11/2016 00:00

Një panair i çelur në Muzeun Etnografik të Kukësit me punime artizanale  e veshje tradicionale të krahinave të Lumës dhe Kosovës, janë shenjat e një mbijetese dhe përpjekjeve që po bëhen për  ruajtjen e vlerave autentike dhe tradicionale të zonës.

Artizanet pjesëmarrëse thonë se ende mundohen të mbajnë traditën gjallë dhe punojnë në këtë zanat, ndërsa panairet  mbeten e vetmja mundësi për të ringjallur traditën.

Në Kukës dhe Kosovë prej më shumë se dy dekadash, tradita e punimit me dorë po mbijteton vetëm falë disa sipërmarrjeve të vogla si një mjet punësimi e fitimi.

Ky panair mblodhi rreth vetes artizane të Lumës dhe Hasit, Dragashit, Suharekës e Prizrenit.

Top Channel