Bayern Munchen fiton ndaj Leverkusen, por vuan

26/11/2016 00:00

Edhe pse me vështirësi, Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në Bundesligë, duke mposhtur në “Allianz Arena” Leverkusenin 2-1.

Thiago Alcantara arriti të zhbllokoi ndeshjen për ekipin e drejtuar nga Ancelotti në minutën e 30, por vetëm pas 5 minutash, Calhanoglu barazoi rezultatin për Leverkusenin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë, ndërsa 11 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Bayern rigjeti golin e avantazhit, këtë herë me mbrojtësin Hummels, i cili realizoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Në minutat e mbetura, Leverkusen bëri të gjitha përpjekjet për të barazuar rezultatin, ndërsa Bayern tentoi më shumë me anë të kundërsulmeve. Në momentet e fundit, miqtë u treguan mjaft të rrezikshëm, madje në dy raste pretenduan edhe për 11-metërsh, pas ndërhyrjeve brenda zonës.

Edhe pse me vështirësi, Bayerni mori pikët e plota nga ky takim, duke ngushtuar diferencën në 3 pikë nga Leipzig-u kryesues.

Top Channel