Messi shpjegon arsyet e ndryshimit të “look”-ut

25/11/2016 00:00

Leo Messi ka shpjeguar për herë të parë arsyen e ndryshimit të pamjes së tij të jashtme. Në prezantimin e këpucëve të tij të reja “Red Limit Messi 16”, argjentinasi zbuloi pse është bërë bjond pas humbjes së finales së Kupës së Amerikës.

“Në ndryshimin tim ka pak nga të gjitha. Doja të ndryshoja paksa, të nisja nga e para, një vit i ri, një nisje e re pas Kupës së Amerikës ku humbën sërish me penallti”, deklaroi lojtari i Barcelonës.

Pas asaj humbjeje, Messi njoftoi tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës, por atë vendim e tërhoqi disa javë më pas.

Top Channel