NBA, Gilgeous-Alexander në histori, thyen një rekord të Wilt Chamberlain
Lewis Hamilton kërkon të provojë deri në fund për të fituar një tjetër titull kampion, edhe pse nuk kanë shumë vlerë kohët në xhirot e shpejta, por shkurtimi i diferencës së pikëve në fund të garës së Abu Dhabi, që do të zhvillohet të dielën.
Britaniku ashtu si edhe në sesionin e parë ishte shumë më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg. Nëse në sesionin e parë Hamilton e ndali kohën në 1’42.869, me një diferencë prej 3 të dhjetash, ndërsa në të dytën, gjermani u shkurtoi diferencën në kohë, në vetëm 79 të mijtat. Kohët e tyre ishin përkatësisht 1.40.861 dhe 1.40.940.
Koha e tretë më e mirë në sesionin e dytë ishte e Sebastian Vettel, që la pas dy makinat Red Bull. Në sesionin e parë piloti i Ferrarit u rendit pas tyre. Piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen u rendit në vendin e gjashtë në sesionin e dytë.
Top Channel