Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket Një motoçiklist mund ta ketë pandehur veten me shumë fat për dy sekonda, pasi shpëtoi mrekullisht nga përplasja me makinë që mund t’i kishte marrë jetën, por nuk e priste që goditja e dytë t’i vinte nga shtylla.
Aksidenti i çuditshëm është filmuar nga një kamera siguri në Ceara të Brazilit.
Gjithçka nis kur drejtuesi i motorit, 21-vjeçari Daniel Joventino Rumao, përplaset e rrëzohet nga një makinë.
Në pamje shfaqet momenti kur makina i pret rrugën motorit dhe bën që Danieli bashkë me motorrin e tij të rrëshqasin për disa metra.
Por ndërsa 21-vjeçari mundohet të ngrihet në këmbë motori i tij godet një shtyllë e cila rrëzohet dhe i bie në kokë atij.
Fatmirësisht nga të dyja këto goditje 21-vjeçari nuk pati dëmtime që mund t’i vinin në rrezik jetën.
Top Channel