Montella: Interi festoi për barazimin. Kjo tregon shumë…

21/11/2016 00:00

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella nuk është i lumtur për barazimin 2-2 në derbin kundër Interit dhe deklaroi se kuqezinjtë do e kishin merituar fitoren, por nuk duhet të mërziten, pasi në fushë treguan se kanë shpirt skuadre dhe se klasifikimi është i mirë.

“Berlusconi ishte i hidhëruar si ne. Më vjen keq për djemtë që do e kishin merituar këtë fitore. Duhet të flenë të qetë edhe pse nuk fituan. E shoh gotën plot sepse klasifikimi na buzëqesh. Nëse Interi, i ndërtuar për të fituar kampionatin, feston barazimin si të ishte fitore, kjo tregon shumë për atë që kemi bërë”, deklaroi Montella.

Më pas, trajneri 42-vjeçar analizon ndeshjen: “Nuk mendoj se u mbyllëm shumë. Interi nuk po krijonte ndonjë gjë të madhe. Barazimi erdhi pas një goditjeje këndi në fund, me Handanovic te zona jonë. Më pëlqeu personaliteti i skuadrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB