A do ta mbajë fjalën ylli i Milanit, a do të bëjë 44 km në këmbë?!

20/11/2016 00:00

Derbi i Madoninës, padyshim që ofron një sfidë dhe emocion të veçantë për lojtarët e të dy ekipeve të Milanos, Interit dhe Milanit. Për t’i dhënë edhe më tepër emocion këtij derbi, shpesh lojtarët e dy ekipeve bëjnë premtime të çmendura, por më i çmenduri duket se është i mesfushorit me tipare sulmuese të Milanit, Suso.

“Kthehem në shtëpi në këmbë nëse shënoj dy gola në derbi”, ky ka qenë edhe premtimi i mesfushorit kuqezi tre ditë më parë.

E në fakt ai ka qenë edhe autori i dy golave për Milanin në barazimin e mbrëmjes së sotme në derbin numër 165 të Madoninës.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse ai do t’i përshkruajë apo jo rreth 44 kilometra rrugë në këmbë nga stadiumi deri në banesën ku ai jeton,  aq më pak pas një ndeshje ku ka vrapuar shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA