Sot klasikja e Bundesligës

19/11/2016 00:00

Bayerni i Mynihut zhvilloi përgatitjet e fundit për sfidën e përkufizuar si “Klasikja e Bundesligës” me Borusia Dortmund në Signal Iduna Park. Skuadra bavareze për momentin e sheh veten në vendin e dytë pas suprizës Leipzig që fitoi me përmbysje ndaj Bajer Leverkusen.

Trajneri Carlo Anceloti vjen në këtë supersfidë me probleme dëmtimesh, pasi janë disa futbollistë që nuk do të jenë në dispozicion të tij. Arjen Robben është një prej atyre që nuk do të luajnë me Borusia Dortmund për shkak të një dëmtimi muskular. Po kështu do të mungojnë edhe Javi martinez e Kingsley Coman.

Trajneri i Borusia Dortmund, Tomas Tuchel do të kërkojë që skuadra e tij të përfitojë nga këto mungesa për të marrë 3 pikëshin ndaj rivalëve të Bajernit, edhe pse e di shumë mirë që është një sfidë e një shkalle të lartë vështirësie.

Në Bundesligë, Bayerni është në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Dortmundi ka 18 pikë të grumbulluara dhe një fitore me bavarezët i afron më shumë me ata.

Top Channel