Japonia humbet kapitenin e saj, dëmtimi lë Wataru Endon jashtë Botërorit, mbyll karrierën me kombëtaren
Arsene Wenger e ka vendosur: do të tentojë të sjellë në Emirates Stadium, Marko Reus në rast se Sanchez vendos të largohet nga Arsenali. Sulmuesit kilian i skandon kontrata me ‘Topcinjtë’ e Londrës në vitin 2018 dhe paga e tij është 130 mijë Paund në javë.
Arsenali kërkon rinovimin me të, por Sanchez pretendon nga klubi anglez një rrritje të pagës deri në 200 mijë Paund. Së fundi emri i Sanchez po përmendet shumë në zërat e merkatos ku një prej klubeve që ka shfaqur interesin për të është Manchester City.
Duke parë këtë situatë, Wenger po mendon të sjellë në Londër pikërisht Marko Reus, të cilin Borussia Dortmund e vlerëson 40 milionë Euro.
Top Channel