Kalaja e Shkodrës më e vizituara, ndalesa kryesore për turistët në Veri të Shqipërisë do rikonstruktohet Oda Dibrane për të tretin vit me radhë çeli siparin si një festival folklorik mbarëkombëtar që organizohet në dy qytete, në Peshkopi dhe në Dibrën e Madhe në Maqedoni.
Artistët shqiptarë nga të gjitha trevat të përfaqësuar në 19 grupe konkurojnë në tri netët e festivalit, një prej të cilave u zhvillua në Dibër të Madhe. Dy të tjerat vijojnë në në Bashkinë e Dibrës në Shqipëri.
Dy kryetarët, ai i Komunes Diber e Madhe, Rruzhdi Lata dhe ai i Bashkise Dibër, Muharem Rama u uruan mirëseardhjen artistëve nga të gjitha trevat shqiptare.
Ky festival, ndër më jetëgjatët e llojit të tij, është në edicionin e 22-të.
“E veçanta është që për të tretin vit organizohet edhe në Dibër të Madhe, që do të thotë se ne ende mendojmë njësoj”, thotë Veli Vraniçi, drejtori i Festivalit Oda Dibrane.
Oda Dibrane bashkë me emrin që i referohet dhomës tradicionale të pritjes, ku ndër të tjera thureshin këngët epike, prej vitesh mban gjallë traditën foklorike, duke u organizuar edhe në trevat shqipfolëse të mbetura jashtë kufirit shtetëror.
Top Channel