Oxford: Fjala e re për 2016 është “post e vërteta”
17/11/2016 00:00
“Pos-truth”, post e vërteta është fjala e re e vitit sipas ekspertëve të fjalorëve Oxford.
Bëhet fjalë për një shprehje që sipas grupit të ekspertëve ka dominuar skenën politike ndërkombëtare gjatë 2016, duke iu referuar në mënyrë të veçantë polemikave lidhur me fushatat elektorale në Britani, ku u zhvillua referendumi për Brexit, dhe atyre amerikane për president, që kulminoi me triumfin e Donald Trump.
Sipas BBC njoftimi është bërë së fundmi. “post-truth” ka prevaluar mbi një listë të shkurtër finale ku përfshihej edhe termi “Brexiteer” (mbështetës të Brexit). Casper Grathvvohl, një nga kuratorët e fjalorëve të Oxford, thotë se bëhet fjalë për një nga ato fjalët që përcaktojnë kohën tonë.
Top Channel