Real, dëmtohet Morata; humbet derbin dhe Klasiken
16/11/2016 00:00
Reali i Madridit ka njoftuar se sulmuesi Alvaro Morata është dëmtuar në miqësoren Spanjë-Angli dhe do të humbasë derbin e fundjavës ndaj Atletico Madrid dhe Klasiken ndaj Barcelonës (3 dhjetor), pasi do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave.
Ja teksti i plotë i komunikatës zyrtare të klubit madrilen:
“Pas analizave të sotme para stërvitjes, lojtarit tonë Alvaro Morata i është diagnostikuar një dëmtim i shkallës së dytë në bicepsin femoral të këmbës së djathtë”.
Alvaro Morata luajti vetëm 26 minuta në ndeshjen Angli-Spanjë, të përfunduar me rezultatin 2-2.
Top Channel