Italia jashtë Botërorit, Infantino ironizon: Kualifikohesh me 64 skuadra, ose ndoshta me 208…
Apelit të Giampiero Ventura-s për afrimin e datës së startit të sezonit të ri të Serisë A, iu përgjigj presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, i cili vendosi të ndërmarrë rolin e ndërmjetësit mes Federatës dhe klubeve të kampionatit italian.
“Ashtu siç ndodh në aspekte të tjera të jetës edhe në futboll është e ligjshme të kesh kërkesa”, tha Tavecchio.
“Për apelin e bërë do të punojmë për të gjetur një marrëveshje të volitshme si për Legën ashtu edhe për Federatën. këto diskutime nuk do të bëheshin nëse do të ishte miratuar reduktimi i numrit të skuadrave në kampionat. Për momentin duhet të bëjmë bisedime të cilat do të japin edhe verdiktin e tyre”.
Top Channel