“Unë dhe Hazard jemi blerjet më të këqija të Real Madrid”, “zbërthehet” Kaka: Yamal më kujton Neymarin, ja biseda me Perezin
Fundi i një epoke. Sipas BBC, Ron Dennis do të shkëputet nga McLaren. Britaniku, i cili nisi punë në Woking në vitin 1980 dhe mori kontrollin e plotë në vitin 1981, do të lërë punën e tij në fund të këtij viti dhe do të zëvendësohet nga Zak Brown.
Dennis zotëron 25% të aksioneve të McLaren Group, grupi i dedikuar industrisë automobilistike dhe që përfshin ekipin e Formulës 1, por zotëruesit e 75% të aksioneve (50% Mumtalakat dhe 25% Mansour Ojjeh) kanë vendosur që ta largojnë atë.
Dennis dhe Ojjeh nuk kanë marrëdhënie të mira kohët e fundit dhe aksionerët e tjerë janë bashkuar për të vazhduar punën pa të.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.
Top Channel