Kapiten lind, nuk bëhesh

15/11/2016 00:00

Maximiliano Pariente është një fëmijë, por flet si një i rritur. 13-vjeçari është dëshmi se kapiten lind, nuk bëhesh. Si një lider i vërtetë i skuadrës së tij Newell, mban fjalimin para sfidës derbi ndaj rivalëve të qytetit.

Ai karikon shokët e skuadrës në maksimum duke iu kujtuar se është një ndeshje ku “duhet lënë gjakun” e duke u thirrur në ditët ku ata kanë dhënë gjithçka në stërvitje për këtë sfidë.

“Sot kemi një ndeshje ku duhet të lëmë gjakun, siç kanë bërë gjithmonë lojtarët e këtij klubi në vite. Kujtoni ditën e parë që erdhët këtu, kujtoni atë 20 janar, kujtoni stërvitjet, lodhjen, mundin e çdo dite, ku ndonjëherë nuk dilnim dot as nga fusha. Sot është dita e madhe. Sot triumfin e kemi ne në dorë t’ia japim secilit prej nesh. Sido që të jetë rezultati, në fund ne do të dalim kampionë, sepse e dimë që do të japim maksimumin në çdo moment. Fanella jonë është fanella më e madhe e Rosarios! Fanella jonë është fanella më e madhe e Rosarios!”, thotë ai.

Fjalimi i djaloshit po bën xhiron në rrjetet sociale, ndërsa derbi i qytetit të Rosarios ndaj Molina Rosario përfundoi në barazimin 0-0, duke bërë që Newell të festojë titullin e kategorisë së tetë të Argjentinës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel