Kodi telefonik i Kosovës, Hahn përshëndet arritjen e marrëveshjes

14/11/2016 09:55

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për prefiksin telefonik të Kosovës.

Në rrjetin social Twitter, Hahn ka thënë se pret që ky përparim do të përshpejtojë marrëveshjet e tjera, siç është ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes së energjetikës.

Qeveria e Kosovës dhe zyra e BE-së në Kosovë njoftuan mbrëmjen e së dielës arritjen e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, që pritet t’i jepet më 15 dhjetor.

Prefiksi i ri do të jetë +383 dhe do të zëvendësojë të gjitha kodet e tjera, që Kosova përdor që nga paslufta. Opozita në Kosovë e kritikon këtë marrëveshje, duke thënë se në këmbim, Prishtina do të lejojë një operator serb në territorin kosovar, ndërsa telefonatat mes Kosovës dhe Serbisë do të tarifohen si thirrje lokale dhe jo ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA