I jep një letër me fjalë të turpshme 12-vjeçares, arrestohet

14/11/2016 00:00

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka kryer vepra të turpshme ndaj një vajze të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Durrës.

Ilir Çullhaj, i kishte dhënë një letër me numrin e telefonit dhe fjalë të turpshme një 12-vjeçarje, A. M. Përveç kësaj ai ka tentuar ta marrë në makinën e tij. Pas kallëzimit në policisë të së miturës është arrestuar Çullhaj, nën akuzën e veprave të turpshme.

Top Channel