ATP Tour Finals, Djokovic e Raonic e nisin me fitore

14/11/2016 00:00

Novak Djokovic dhe Milos Raonic e nisin me fitore ATP Tour Finals, aktivitet që ka mbledhur në Londër 8 tenistët më të mirë të botës. Serbi, tashmë numri 2 i renditjes ATP, arriti të mposhtë në sfidën e tij debutuesin Dominic Thiem, me rezultatin 2-1.

Sfida nisi mjaft mirë për Thiem, që është tenisti më i ri ndër 8 pjesëmarrësit në këtë turne, me austriakun që fitoi setin e parë 7-6. Por Djokovic e ndryshoi situatën në këtë ndeshje, duke dominuar dy setet e tjerë, të cilët i mbylli me rezultatin 6-0 dhe 6-2.

Në ndeshjen tjetër, Raonic mposhti Gael Monfils me rezultatin 2-0. Tenisti kanadez u shfaq në një formë të shkëlqyer në këtë ndeshje dhe nuk i la asnjë shans kundërshtarit të tij, duke i mbyllur të dy setet me rezultatin 6-3 dhe 6-4.

Top Channel