Zvicra me pikë të plota pas 4 ndeshjesh në Grupin B

13/11/2016 00:00

Zvicerianët nuk kanë të ndalur në këto ndeshje kualifikuese, duke pasur pikë të plota pas 4 ndeshjesh në Grupin B.

Fitoren më të fundit kombëtarja e drejtuar nga Lars Olsen e shënuar në transfertën e së dielës ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 2-0.

Eren Derdiyok në të 27’ dhe Stephan Lichtsteiner në të 83’ janë autorët e golave në suksesin e radhës të zviceranëve.

Ndërkohë që Hungaria ka fituar në shtëpi me rezultatin 4-0 ndaj Andorës, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe duke ruajtur vendin e tretë në Grupin B.

Top Channel