Incidentet e tifozëve, UEFA ndëshkon Legian

12/11/2016 00:00

UEFA ndëshkon klubin e Legia Varshavë, për incidentet e ndodhura në 18 tetor në Madrid në prag të sfidës me Realin. Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës në qeverinë e futbollit europian vendosi të gjobisë me 80 mijë euro klubin polak.

Në të njëjtën kohë, UEFA i ndaloi Legias edhe shitjen e biletave për tifozët e saj për dy ndeshjet e radhës, edhe pse ndëshkimi për sfidën e fundit është e kushtëzuar.

Më parë, Legia Varshavë ishte ndëshkuar me zhvillimin e ndeshjes me Realin në Poloni me dyer të mbyllura për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen e 14 shtatorit me Borusia Dortmund. në atë kohë, tifozët polakë shkaktuan trazira duke hedhur sende piroteknike e objekte të tjera në fushën e lojës, ndërkohë që nuk munguan as koret raciste e ksenofobe.

Top Channel