Euroleague, as Reali s’e ndal CSKA-në e Moskës

12/11/2016 00:00

As Reali i Madridit nuk arriti dot të ndalë CSKA-nw e Moskës në Euroleague. Skuadra ruse shënoi fitoren e 6 në po kaq ndeshje duke i mposhtur madrilenët me rezultatin 91-90 në një ndeshje vërtet të fortë.

Reali e nisi mjaft mirë sfidën teksa fitoi periodën e parë 26-17, por CSKA e Moskës iu kundërpërgjigj në të dytën ku dominoi totalisht mbi spanjollët për të fituar këtë fraksion të lojës me 20 pikë diferencë 32-12 për të shkuar në pushimin e ndeshjes me avantazhin 49-38. Në dy periodat e tjera u pa një lojë më e mirë e Realit të Madridit, por në fund nga parketi doli e fituar pikërisht skuadra e CSKA së Moskës.

Gallatasaraji fitoi derbin ballkanik të Euroligës teksa mposhti Olimpiakosin 89-87. Ishte një përballje e luftuar nga të dyja skuadrat që edhe pse u përpoqën asnjëherë nuk mundën të vënë plotësisht diktatin e tyre në parket. Në fund ajo që mori maksimumin në këtë përballje ishte pikërisht skuadra turke për të cilën më i miri ishtë Justin Dentmon me 22 pikë të shënuara, ndërsa për Olimpiakos spikati Mantzaris me 19 pikë.

Në ndeshjen tjetër të Euroleagues, Baskonia shkatërroi Fenerbahçen me rezultatin e thellë 86-52.

Top Channel