Në dhjetor starton epoka kineze e Milanit

11/11/2016 00:00

Epoka e një Milani “kinez” do të fillojë brenda 12 dhjetorit, menjëherë pas mbylljes së transferimit të 99,93% të Milanit nga Fininvest te kinezët e drejtuar nga Sino-Europe Sports.

Periudhë kjo kur do të mblidhet asambleja e aksionerëve të klubit për të shkarkuar drejtuesit aktualë, mes të cilëve Barbara Berlusconi dhe Adriano Galliani, e për të emëruar drejtuesit e rinj të kuqezinjve.

Sipas burimeve të ANSA-s, në mbledhjen e zhvilluar sot është gjetur një akord se kur do të mblidhet asambleja e Milanit për të marrë vendimet. E po sipas të njëjtave burimeve është vendosur që më 2 dhjetor të bëhet mbledhja e parë, e 10 ditë më pas më 12 dhjetor të bëhet mbledhja e dytë dhe finale që do të vendosë edhe ndryshimin e drejtuesve.

Top Channel