Thyhet rekordi i Ajaksit të famshëm të viteve ’70, por…

07/11/2016 00:00

Më në fund thyhet rekordi 44-vjeçar i Ajaksit të famshëm të viteve ’70, me 26 fitore radhazi. Është skuadra skoceze e East Kilbride, ajo që e arriti një gjë të tillë, pas suksesit 3-1 me BSC Glasgow në Lowland League.

Hughes me dygolësh dhe Ross McNeil ishin ata që i dhanë fitoren skuadrës së East Kilbride, që shënoi fitoren e 27 radhazi në kampionat, për të lënë pas skuadrën holandeze që në sezonin 1971-1972 regjistroi serinë e 26 sukseseve radhazi në “Eredivisie”.

Vet klubi holandez, me shumë sportivitet mundësoi dërgimin e 27 arkave me birrë të shoqëruara nga një mesazh i Edvin van der Saar, në shenjë urimi ndaj skuadrës skoceze që po i gëzohet në maksimum vitit 2016.

Vlen të theksohet se East Kilbride është pjesë e divizionit të pestë në kampionatin skocez, që përbëhet nga 16 skuadra, kështu që rekordi i Ajaksit mbetet ende në fuqi për klubet e kampionateve më të rëndësishme europiane.

Top Channel