Zhbllokohen negociatat për Curtis Jones, Inter është pranë marrëveshjes me Liverpool
Për të mbajtur futbollistin më të mirë në planet, ndoshta edhe të të gjitha kohërave, duket se nuk është një mision i lehtë dhe këtë ka filluar ta kuptojë kohët e fundit Barcelona. Edhe pse është një klub me financa të shëndosha, Barcelona duket se ka probleme me rinovimin e kontratës së argjentinasit, skandeca e kësaj aktuale është në vitin 2018.
“Pleshiti” fiton plot 48 milionë euro të pastra në sezon dhe kjo është një shifër që thyen të gjitha rregullat e “fair play”-t financiar të vendosur nga UEFA. Përfitimi sezonal që merr Messi kalon 65% të limitit të lejuar dhe në këto kushte katalanasit duhet të gjejnë një zgjidhje alternative.
Shumë klube, si Manchester City apo PSG, janë gati të zbrazin kasafortat e tyre për shërbimin e Leos, por Barcelona është e qartë që nuk ka ndërmend të privohet nga shitja e argjentinasit, por ndërkohë me shumë gjasa një tjetër yll i skuadrës mund të sakrifikohet në verën e ardhshme.
Top Channel