Wenger: Xhaka më shqetëson, të kontrollojë emocionet

03/11/2016 00:00

Arsene Wenger u shfaq i shqetësuar për temperametin impulsiv të Granit Xhakës para derbit të Londrës së veriut ndaj Tottenham që do të luhet të dielën.

Xhaka u përjashtua në sfidën që Arsenal e fitoi 3-2 ndaj Swanseas, pasi bëri një ndërhyrje të ashpër duke i dhënë mundësi miqve që të rikthehen në ndeshje dhe të rrezikojnë “topçinjtë”.

Wenger paralajmëroi Xhakën se ai duhet të përmbajë emocionet në sfidën e tij të parë ndaj rivalëve të Tottenham.

“Jam pak i shqetësuar sepse disiplina është shumë e rëndësishme, sidomos në ndeshje derbi. Zakonisht është një djalë i qetë, por ndonjëherë reagimi i tij është impulsiv. Duhet të përmirësohet në këtë aspekt, duhet të mësojë se si të kontrollojë emocionet gjatë ndeshjes”, u shpreh francezi.

Top Channel