Perla e Sow ndaj United (VIDEO)

03/11/2016 00:00

Vendimi i trajnerit të Fenerbahces, Advocaat për të lënë në stol Van Persien për sfidën ndaj United dhe të aktivizojë nga minuta e parë sulmuesin tjetër të skuadrës, Moussa Sow, është shpërblyer.

Senegalezi shënoi një gol spektakolar në sfidën ndaj “djajve” në Turqi. Kishte kaluar vetëm një minutë lojë, kur një krosim nga e majta, Sow e shfrytëzon për të shënuar me roveshatë.

Distanca ishte e konsiderueshme pasi shënoi nga rreth 15 metra, duke befasuar edhe portierin De Gea.

Top Channel