Mjekët i shpëtojnë jetën, i heqin tumorin nga fytyra
03/11/2016 00:00
Një burrë me një tumor në fytyrë, përmasa e të cilit shkonte sa thuajse koka e tij, ka evituar një vdekje të dhimbshme, pasi mjekët arritën t’i hiqnin masën e tepërt.
Tumori gjigand i kishte qërruar njërin sy kenianit Mike Koech dhe i kërcënonte jetën ndërsa vijonte të rritej.
Por falë ndërhyrjes që kreu mjeku kirurg, 51-vjeçari Pedro Cavadas, Koech do të vijojë jetën e tij pa pasur më dhimbjet e shkaktuara nga tumori.
Top Channel