Incidentet në derbi, Disiplina ndëshkon Partizanin dhe Skënderbeun

03/11/2016 00:00

Disiplina mori vendimet për incidentet në ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese, Partizani është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, ndërsa Skënderbeu me 3.

Po ashtu, të dyja klubet janë detyruar që të paguajnë për stolat e dëmtuar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, Disiplina ka urdhëruar sekretariatin teknik që të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qëllim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

Top Channel