Lamine Yamal, feston çmimin për atletin më të mirë të ri të vitit me…McDonalds në avionin e tij privat
Pas shkarkimit të Frank De Boer, te Interi po mendohet për pasuesin e tij. Kur u duk se Stefano Pioli ishte trajneri i zgjedhur, gjërat duket se ndryshuan disi në orët e fundit. Pjesa italiane e bordit drejtues të klubit milanez këmbëngul për ish-trajnerin e Lazios, por Suning ka të tjera ide dhe kërkon të fitojë kohë.
Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, drejtuesit e kompanisë kineze preferojnë një trajner të huaj dhe emri që po përmendet shpesh është ai i Guus Hiddink, por nën monitorim janë edhe Marcelino, Villas Boas dhe Vitor Pereira.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje ideja për të tentuar Hiddink te Suning lindi edhe nga këshilla e dhënë nga Kia Joorabchian, që është shumë pranë familjez Zhang.
Ndërkaq, ajo që dihet me siguri është se në pankinën zikaltër në sfidën me Southampton do të jetë Stefano Vecchi i skuadrës së të rinjve të Interit.
Top Channel