Emra të rinj, revolucione në pankinë, si ndryshojnë të mëdhenjtë e futbollit evropian në ndjekje të trofeut të Champions League
Kush kishte dyshime se Shkëlzen Gashi do të vuante ndryshimin në një kampionat krejt të kundërt me ligat europiane të futbollit është penduar shpejt pasi bomberi i kombëtares shqiptare të futbollit, vazhdon të koleksionojë arritje në MLS. Futbollisti që është lënë në harresë nga trajneri Gianni De Biasi në eliminatoret e fundit të botërorit ka marrë një tjetër çmim nga skuadra amerikane Colorado Rapids.
Sulmuesi kosovar, i cili para një jave fitoi çmimin e lojtarit të vitit tek skuadra e tij, tani ka fituar edhe “Këpucën e Artë” dhe çmimin e lojtarit më të mirë nga tifozët. Vetë futbollisti ndau momentet e mira me tifozët në rrjetet sociale duke nënvizuar krenarinë për arritjen që në vitin e parë me Rapids.
I lindur në Zyrih në 15 Korrik 1988, Shkëlzen Gashi u aktivizua me të gjitha ekipet e moshave të Zvicrës para se të vendoste për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Sulmuesi kosovar u largua nga kampionët e Basel për të luajtur në SHBA me Colorado-n, edhe pse kishte shumë oferta nga klubet europiane.
Top Channel