Kategoria e Parë, Lushnja-Bylis mbyllet 2-1

01/11/2016 00:00

Aksidenti rrugor që përfshiu skuadrën e futbollit të Bylis arriti të shtyjë ndeshjen kundër Lushnjes e cila këtë të martë regjistroi suksesin 2-1 të vendasve.

Ekipi myzeqar triumfoi ndaj ballshiotëve në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë duke mbajtur ritmin impresionues me 6 fitore në po kaq ndeshje.

Magani i dha epërsinë Lushnjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Ekipi myzeqar ruajti iniciativën edhe në fraksionin e dytë, kur dyfishoi në minutën e 47 me Taullaun.

Vetëm në fund ballshiotët reaguan duke ngushtuar diferencën me Bouen por kjo ishte pak për të pretenduar pikë, pasi koha nuk mjaftoi.

Top Channel