Daja shfaqet për herë të fundit në ambientet e klubit bardheblu

01/11/2016 00:00

Ilir Daja nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Tiranës. Ditën e sotme ai mori lajmin e shkarkimit nga ana e drejtuesve të klubit, të cilët nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë zgjedhur trajneri e ri, i cili është Mirel Josa.

Trajneri Daja, ishte ditën e sotme për herë të fundit në ambientet e klubit, të cilin e drejtoi që prej tetorit të vitit të kaluar.

Ai është ndarë edhe me lojtarët e skuadrës dhe në një foto duket teksa përshëndetet edhe me kapitenin Karabeci.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta