Tirana-Vllaznia pa gola, triumfojnë Teuta dhe Flamurtari

30/10/2016 00:00

E detyruar të emigronte në Laç për shkak të tapetit të ri në stadiumin Selman Stërmasi, Tirana e humbi disi entuziazmin e kryeqytetit duke mos shkuar më shumë se një pikë ndaj Vllaznisë në javën e fundit të fazës së parë.

Bardheblutë e futbollit shqiptar barazuan pa gola ndaj Vllaznisë në një ndeshje me ritëm mesatar që impenjoi pak portierët respektivë në harkun e 90 minutave. Asnjë gol dhe rastet që numëroheshin me gishta. Kjo ishte sinteza e sfidës së Laçit me Tiranën dhe Vllaznisë, të ndara nga 3 pikë në klasifikim.

Teuta mundi 3-1 Laçin në stadiumin “Niko Dovana”, duke rikthyer entuziazmin sërish me Maganin në pankinë. Trajneri përfitoi nga një ngulmim i djalit të tij që durrsakët të merrnin avantazhin, ndërsa Bengal dhe Cyrbja rënduan bilancin e kurbinasve. Vetëm në fund Laci arriti të shënojë golin e nderit, që gjithsesi vlen për statistikë.

Ndryshimi i pankinës së Maganit nuk influencoi vetëm Teutën, por edhe Flamurtarin nga ku u largua tekniku peqinas. Në Vlorë, vendasit u imponuan 4-1 ndaj Korabit në një sfidë që e nisën keq me disavantazhin e firmosur nga Nexhipi por rikuperuan shpejt.

Shkodra barazoi ndërsa më pas një penallti ndihmoi bregdetarët të merrnin epërsinë për të mos e lëshuar më. Golat e tjerë erdhën nga Bushic e Fazlliu ndërsa dibranët të fundit në renditje, mbeten edhe pa trajner pas dorëheqjes së Mërgjyshit.

Top Channel