Balaj e Roshi të papërmbajtshëm në Rusi, sulmuesi shënon 2 herë – VIDEO

30/10/2016 00:00

Dy shqiptarët e Terek Grozny në Premier Ligën ruse, Besnik Balaj dhe Odise Roshi kanë treguar edhe njëherë se si dyshe janë të papërmbajtshëm, duke qenë elementët kyç në triumfin 1-4 ndaj Ural.

Balaj shpërtheu në ndeshjen e javës së 12-të ndaj Ural-it me një dygolësh, duke barazuar e më pas dyfishuar rezultatin. Ndërsa ndeshja po shkonte drejt mbylljes së 45 minutave të para këmbëngulja e sulmuesit shqiptar u shpërblye pasi Balaj ushtroi presion ndaj portierit vendas Arapov duke e detyruar këtë të fundit t’ia përplaste topin në këmbë për golin e barazimit.

Por te skuadra nga Çeçenia nuk po kalon një formë shumë të mirë vetëm Balaj por edhe futbollisti tjetër i kombëtares kuqezi Odise Roshi. Në minutën e 56-të ishte një gol i gjithi shqiptar ai që i dha avantazhit formacionit nga Çeçenia.

Roshi me një shpërthim të tijin në të djathtë të sulmit i serviri Balajt një gol të thjeshtë, me sulmuesin që e kishte një lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë. Goli i 6-t për Bekim Balajn në këtë sezon të Premier Leagues ruse. Balaj mund të kishte shënuar edhe golin e tretë personal në minutën e 60-të, por Dinga i parapriu kuqeziut pas një tjetër aksioni personal të Roshit duke shënuar autogol.

Top Channel